Qeveria ndryshon buxhetin, në 7 muaj u mblodhën 27 miliard lekë më shumë

2 weeks ago 42
Reklamë

Këto muaj duket se kanë qenë të mbarë sa i përket mbledhjes së të ardhurave në arkën e shtetit.

Të dhënat flasin se si në 7-muaj janë mbledhur 27 miliard lekë më shumë sesa planifikimi. Në këto kushte qeveria ka ndryshuar për herë të dytë buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ.

Kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 mld lekë. Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektorë që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Malaj.

Ministri i Financave detajoi edhe institucionet në të cilat janë shpërndarë fondet shtesë. Përfitues janë ministria e Bujqësisë, Arsimit dhe Shëndetësia

“Kemi rritur financimet shtesë për ministrinë e Bujqësisë me 500 mln lekë, kemi rritur financimin shtesë për ministrinë e Shëndetësisë me 250 mln lekë në mënyrë që të financohen projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

Kemi rritur financimin për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 mln lekë për kompensimin ushqimor të policëve. Kemi rritur fondet për minsitrinë e Arsimit me vlerën 300 mln lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira. Do të vijohet edhe për të financuar në infrastrukturën lokale, kombëtare apo rurale dhe në atë infrastrukturë që do të luajë rol kyç në zhvillimin e vendit”, shtoi ai.

Mbledhja e taksave dhe tatimeve ka patur një ecuri pozitive. Qeveria thotë se meritë është miradministrimi.

Por efekti kryesorë mbetet niveli i lartë i çmimeve dhe mallrave dhe shërbimeve në tërësi. Në 7 muaj qeveria ka arkëtuar 402 miliard lekë, apo 3% më shumë nga plani./vizionplus.tv

Read Entire Article