Rritje rekord e siguracionit për ata që bëjnë dëme, Hodo zbulon shifrën në E-ZONE

3 weeks ago 28

Mamir Hodo, ekspert i sigurisë rrugore si dhe vlerësues I licencuar dëmesh, deklaron se duke marrë në konsideratë  të shtatë faktorët e riskut të miratuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare, një shofer do të ngarkohet me një kosto 312% më shumë se aktualisht.  Ky pritet të jetë dhe siguracioni tavan sa i përket individëve.

Flasim për një mjet mbi 3000 cc, pra një mjet luksoz. I jam referuar gjithashtu edhe një drejtuesi mjetesh që ka bërë më shumë se dy shkelje në tre apo pesë vitet e fundit. Si dhe kam marrë për bazë qarkun Tiranë, pasi risia në përllogaritje është edhe qarku ku është regjistruar mjeti. Pra kam marrë në konsideratë kriteret maksimale dhe më rezulton se ky siguracion do të rritet me 312% nga çmimi aktual që është 18 mijë lekë në vit. E thënë ndryshe çmimi maksimal do të shkojë deri në 58 mijë lekë në vit“, sqaroi Mamir Hodo gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

Sipas ekspertit rregullorja e re duket se nuk ofron favorizimin e nevojshëm për ata drejtues mjeti që kanë rekorde pozitive në drejtimin e makinës.

Kështu siç është hartuar kjo rregullore duket se i vjen më shumë në ndihmë kompanive të sigurimit, të cilat do të përfitojnë të ardhura shtesë nga rritja e primeve. Por nga ana tjetër do të shërbejë edhe si një sensibilizim për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor“,  sqaroi Hodo.

Ekspertët janë të mendimit se kjo rregullore duhet të kishte hyrë në fuqi tre vite më parë, ndërsa këto rregulla dhe metodologjia është një gjetje shqiptare dhe nuk i referohet plotësisht praktikave të Bashkimit Europian.

Read Entire Article