Biznesi, në pritje të uljes së komisioneve bankare

1 day ago 17

Bizneset thonë se komisionet bankare që paguajnë për shërbime në banka janë kosto jo të papërfillshme. Ardian Shehu është një sipërmarrës në fushën e teknologjisë dhe puna e tij është e lidhur ngushtë me partnerë dhe klientë jashtë vendit. Ndaj ai është një përdorues edhe më i madh i shërbimeve bankare.

Gjatë një interviste në Vizion Plus, Shehu tha se çmimet për shërbimet bankare konsiderohen të larta dhe se ka vend që ato të rishikohen.

Kostot e shërbimeve bankare nuk janë të papërfillshme. Ato ndikojnë në performancën e biznesit. Nuk flasim vetëm për transfertat, por edhe për letra kredie, garancitë bankare etj. Çmimet për shërbimet janë pak komplekse dhe duhen kuptuar mirë. Nëse do tu referohemi trasfertave dalëse ato janë 300-400 euro. Kjo është kostoja për një transfertë standarde. Nëse do të bësh një trasfertë më të shpejtë atëherë kostoja kërcen deri në 6.5%. Unë mendoj se këto kosto janë të më ta larta seç duhet të jenë. Maqedonia i ka më të lira se ne“, sqaroi Ardian Shehu, sipërmarrës.

Sipas tij, përfshirja e Shqipërisë në rrjetin unik të pagesave në euro është një lajm i mirë. Ai do të ketë impakt direkt te biznesi dhe tek individët. Sipas të dhënave, pas përfshirjes së Shqipërisë në këtë sistem, nuk do të ketë më komision bankar më të madhe se 50 euro për transfertë.

Read Entire Article