Vendimi i Bankës Qendrore, kur do të rillogariten interesat e kredive?

3 days ago 28

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici është i mendimit se vendimi i Bankës Qendrore për të ulur më tej normën bazë të interesit me 0.25% do të reflektohet në treg më shpejt nga sa pritet.

Sipas tij në teori një vendimmarrje e tillë kërkon 4-5 muaj që të ndihet te qytetarët, kryesisht te kredimarrësit.

Tregjet do të reagojnë më shpejt, madje një pjesë i kanë paraprirë kësaj vendimmarrje. Meqenëse pjesa më e madhe e kredive janë me norma fleksibël, si bazohen në normat e interesit të bonove të thesarit të qeverisë, tashmë janë dhënë sinjalet edhe paraprakisht dhe përqindja e interesit sidomos për kreditorë për shtëpitë kanë pësuar një rënie, besoj që efekti do të jetë i shpejtë“, sqaroi Civici.

Gjatë kësaj jave Banka Qendrore vendosi që të ulë në 2.75%  nga 3% që ishte norma e interesit për lekun, pasi sipas bankës rreziqet janë nën kontroll si dhe inflacioni po arrin në objektiv.

Një vendimmarrje e tillë do të bëjë që bankat e nivelit të dytë të reflektojnë dhe të rillogarisin këstet mujore të pagesave për kredimarrësit në lekë.

Ulja e kostove të huamarrjen e bën më të leverdishme marrjen e një kredie, për rrjedhojë jep dhe ndikim pozitiv në ecurinë ekonomike.

Read Entire Article