Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër paraditen e sotme.
Policia njofton se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati.
Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv