Humbi jetën në një aksident në Delvinë, kush ishte 58-vjeçarja, punonjëse e bashkisë. Detaje nga ngjarja, arrestohet autori/ Emrat

6 months ago 8
Reklamë

Shkëndije Halili 58 vjeç punonjëse e pastrim – gjelbërimit e bashkisë së Delvinës është aksidentuar nga një mjet sapo ka dalë nga banesa për të shkuar në punë këtë mëngjes rreth orës 5.15 min.

58 vjeçarja është transportuar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Ajo kishte dëmtime serioze të kokës, hemorragji dhe fraktura të këmbës së djathtë. Për shkak të gjendjes së rëndë u bë përpjekja për transportin e saj me helikopter drejt spitalit të Traumës por ajo humbi jetën në Sarandë para se të arrinte të transportohej drejt Tiranës.

Policia është duke hetuar rreth këtij rasti dhe ka arritur të ndalojë autorin e aksidentit të rëndë 30 vjeçarin Mateo Rustemi.

Top Channel

Read Entire Article