Leo Roci i cili rezultonte i zhdukur prej nëntë ditësh është gjetur i gjallë në Itali.
Leo Roci humbi kontaktet me familjen e tij më 21 maj. 34-vjeçari kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu pasi përfitoi nga Amnistia Penale dhe ishte nisur drejt Britanisë së Madhe te gruaja dhe fëmijët e tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Familjarët dyshonin se mund t’i kishte ndodhur diçka e keqe nga personat me të cilët ka qenë në burg. Momenti i fundit kur 34-vjeçari nga Dibra kishte folur me familjarët e tij ishte në kufirin serbo-kroat.
Denoncimi i zhdukjes u bë nga daja i të riut, Astrit Doda./vizionplus.tv/