I akuzuar për krime dhe lidhje me klane mafioze, dënohet me 11 burg 35-vjeçari shqiptar

1 month ago 21

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane paraditen e ditës së djeshme (25/09/2024).

Sipas mediave të huaja, i riu akuzohet për për zhvatje, grabitje dhe shoqërim kriminal të tipit mafioz.

35-vjeçari ishte nën arrest që prej vitit 2019. I arrestuari shqiptar është transportuar në burgun ‘Nicandro Izzo’ në zonën e Mammagialla, ku pritet të marrë rreth 10 vite e 9 muaj burgim sipas Kodit Penal dhe pretencës së dhënë.

“Masa –përfshinte 35-vjeçar me origjinë shqiptare (emri i të cilit nuk u publikua), që ishte në arrest shtëpie deri tani, i akuzuar për zhvatje, grabitje dhe shoqërim kriminal të tipit mafioz, i zbuluar mes Viterbos, Tuscania, Monterosi dhe Nepi, në nëntor 2019”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article