I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçaj

8 months ago 42
Reklamë

Me kërkesë të prokurorit të posaçëm të SPAK Behar Dibra, Gjykata Antikorrupsion liroi Enio Meçaj, i cili ishte arrestuar në muajin qershor si bashkëpunëtor i Artan Tafanit sot i penduar i drejtësisë.

Meçaj kishte ndihmuar Tafanin për fshehjen e disa provave në një garazh në Tiranë, mbasi ky i fundit kreu vjedhje në një exchange në Tiranë. Mecaj ishte prangosur për akuzën “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, dhe sipas prokurorit Dibra vepra për të cilën është nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri.

Sakaq Artan Tafani, njohur ndryshe edhe si Marius Tafani për të cilin u ra në gjurmë mbasi grabiti 40 mijë eurot, vazhdon nën programin e mbrojtjes së drejtësisë duke qenë se ka rrëfyer një seri krimesh të kryera midis viteve 2019 – 2021 nga grupi kriminal i Laert Haxhisë.

Ndërkohë Laert Haxhiu gjendet i arrestuar në Greqi për llogari të drejtësisë shqiptare, jo vetëm për krimet që zbërtheu Tafani, por edhe për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës ngjarje që ndodhi në Lushnjë në vitin 2017. Njëherazi Laert Haxhia 32-vjeç ka edhe një masë tjetër sigurie “arrest me burg” mbasi prokuroria e Fierit e akuzpn për vrasjen e Besnik Hidës, vrarë në Lushnjë në vitin 2019.

Top Channel

Read Entire Article