I bleu ish-të dashurit në Durrës shtëpi dhe makinë, zbardhet dëshmia në polici e Doriana Stafajt: I vura zjarrin automjetit sepse…

7 months ago 29
Reklamë

Një 41-vjeçare e quajtur Doriana Stafaj është arrestuar për djegien e një automjeti në Durrës.

Në kërkim është shpallur vëllai i saj 35-vjeçar i cili dyshohet se është bashkëfajtor në këtë krim.

Sipas burimeve për Top Channel, Doriana Stafaj ka pasur një histori dashurie me 42-vjeçarin dhe pretendon se ia ka blerë ajo makinën dhe shtëpinë, por e ka lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi. Pas ndarjes nuk ka mundur t’i rikuperojë këto pasuri dhe vendosi të hakmerret pasi ndihet e mashtruar ndaj tij.

Nga Italia ka ardhur së bashku me shtetasin italian i cili po hetohet për moskallëzim krimi.

Top Channel

Read Entire Article