I dehur në timon, arrestohet polici në Durrës

5 months ago 22
Reklamë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Sipas njoftimit, Inspektori akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./vizionplus.tv

Read Entire Article