I dënuar me 2 vite burgim, KQZ shqyrton vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit

4 months ago 26

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do mblidhet këtë të enjte për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri.

Ky i fundit u dënua me 2 vite burg për akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara vendore.

”Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, thuhet në vendim.

Bashkia e Himarës vijon të jetë pa kryetar. Jorgo Goro dha dorëheqjen dhe është në burg. Në fillim të muajit qershor, Arqile Bollano u zgjodh kryetari i ri i komanduar, deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.

Vendimi i Apelit

Fredi Beleri, u la në qeli edhe nga Apeli i GJKKO në datën 25 qershor.

Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin , duke lënë në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Edhe për Pandeli Kokaveshin u shpall fajësia referuar një hetimi të SPAK dhe prokurorisë së Vlorës gjatë zgjedhjeve lokale që zbuluan se si Beleri dhe Kokaveshi bashkëpunuan për blerjen e votave, me një vlerë prej 50 euro secila.

Me shpalljen fajtor të Fredi Belerit, Himara pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme./vizionplus.tv

Read Entire Article