Një shqiptar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit.
39-vjecari është ndaluar teksa po i verifikohej identiteti pas zbritjes nga një fluturim i ardhur nga Prishtina.
Nga kontrolli rezultoi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ai ndodhej në burg deri në janar 2023 kur rezulton të jetë arratisur, ndoshta pas një leje të marrë.
Gjykata e Nürtingen në Gjermani urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim, deri në vendimin për ekstradimin apo jo drejt Greqisë. /vizionplus.tv