I hoqi mikrofonin deputetit socialist, Flamur Noka përjashtohet 30 ditë nga punimet e Kuvendit. Dënohen edhe Korreshi e Nallbati

6 months ago 18
Reklamë

Deputetët Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi u dënuan për tensionin dhe përplasjet që shkaktuan në seancën e kaluar plenare/

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka me 30 ditë, përjashtimin me 20 ditë të deputetit Bledjon Nallbati dhe përjashtimin me 5 ditë të deputetit Saimir Korreshi.

Në seancën e 4 marsit, deputetët e “Rithemelimit” u rikthyen në foltoren e Kuvendit duke e bllokuar atë, teksa përdorën edhe zhurmuesit për të pamundësuar dëgjimin e fjalimeve të deputetëve socialistë.

Flamur Noka zgjodhi të mbante zhurmues në duar, duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre. Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim.

Top Channel

Read Entire Article