Erjon Bani do të zëvendësojë Irena Gjokën në postin e zv.kryetarut të Gjykatës së Posaçme, pasi kësaj të fundit i mbaroi mandati dje (14 mars 2024).
Irena Gjoka u zgjodh si Zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24 maj të 2021.
Sipas akteve ligjore dhe nënligjore mandati i Zëvendëskryetarit është tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Prandaj, znj.Irena Gjoka i mbaroi mandati më datë 24.03.2024.
Për këto arsye, Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvilloi sot më datë 25.03.2024 procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor z.Ilir Rusi.
Në përfundim, Z. Erjon Bani, rezultoi i zgjedhur me 6 vota, si Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në kushtet kur pozicioni i kryetarit është vakant, Z. Erjon Bani do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Në të kaluarën Erjon Bani ka patur postin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës. Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.
/vizionplus.tv.