Ka nisur punën Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave TIMS.
Në rend dite është parashikuar miratimi i kalendarit të thirrjes së dëshmitarëve dhe
Miratimi i ekspertëve IT nga lista e gjykatave.
Kryetari i këtij Komisioni, Ervin Salianji ka zbuluar propozimin në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve.
Sipas propozimit , i pari që do të pyetet është drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe pas tij, ish-drejtori i IT-së, në polici Ervin Muça, tashmë i arrestuar.
Propozimi:
Në datën 17 maj ora 11:00 Muhamet Rrumbullaku
Në orën 13:00 ish-drejtori i IT në polici Ervin Muça
Në orën 14:00 drejtori i sistemeve të Policisë Enri Ndoni
Në datën 27 maj ora 17:00 ish përgjegjsi i IT Ardit Muça
Në orën 16:00 Ardi Veliu
Më 29 maj ora 17:00 Florian Sulejmani
Në orën 19:00 Zef Laska
Më 31 maj Neritan Nallbati dhe Dorian Tola
Në orën 13:00 Vlora Hyseni dhe në orën 14:00 Evina Gjana.
Në Komisionin Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS do të dëshmojnë figurat kryesore të policisë së Shtetit.
Në listën e dëshmitarëve është ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe disa drejtues dhe ish-drejtues në Policinë e Shtetit.
Lista e plotë
Taulant Balla, ministër i Brendshëm,
Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Florjan Sulejmani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Ardi Veliu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Saimir Boshnjaku, drejtor i departamentit për Kufirin dhe Migracionin
Zef Laska, drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit
Neritan Nallbati, drejtor i departamentit të policisë kriminale
Dorjan Tola, ish-drejtor i AKSIK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar)
Ervin Muça, ish-drejtor i departamentit të IT në Policinë e Shtetit
Ervina Gjana
Besjon Donuzi
Enri Ndoni
Ardit Muça
Besnik Dervishi, drejtor i përgjithshëm i doganave
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave./vizionplus.tv