I sapo liruar nga burgu me amnisti, 35-vjeçari vjedh italianët në Vlorë, arrestohet nga policia (EMRI)

4 months ago 36
Reklamë

Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme , ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një cifti Italian dhe janë vjedhur së bashku me cantën një vlerë 2500 euro.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në momentin e arrestimit mbasditen e sotme në lagjen 28 Nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vrejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të iki me vrap.

Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij. Sipas informacioneve i ndaluari Ervis Myrtaj 35 vjec  sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article