I shpallur në kërkim, arrestohet në Greqi 48-vjeçari shqiptar

7 months ago 31
Reklamë

Një 48-vjeçar shqiptar është arretsuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi. Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale të vrasjes nga pakujdesia.

“Një 48-vjeçar i huaj është arrestuar pasditen e djeshme, të martën, 30 janar 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, nga Departamenti i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Aeroportit të Athinës, në bazë të një urdhër-arresti. Në veçanti, në kuadër të kontrollit kufitar, u konstatua se ndaj tij ishte në pritje masa e ndalimit të daljes nga vendi, ndërsa nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se ai kishte një urdhër arresti nga autoritetet hetimore për veprën penale të vrasjes me dashje dhe shpërthimit me lëndë plasëse. I arrestuari u dërgua në organin e prokurorisë kompetente”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article