Një 49 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës, me akuzën për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në bazë të kontrolleve intensive uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e tij.
“Autori me inicialet R. M., alias R. Z., lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’‘, njoftoi policia./vizionplus.tv