I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 24-vjeçari! Në 2021 u kapën 262 kg drogë në fshatin Kaninë

7 months ago 7
Reklamë

Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje kanabisi në Vlorë.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Çairet” në fshatin Kaninë në 2021, ku u sekuestruan 262 kg kanabis.

24-vjeçari  E. K p dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. të ndaluar me herët nga Policia, kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article