Shkon në 53 numri i personave të arrestuar për prodhim dhe shitje droge në Durrës.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempull 2” u bë e mundur vëna në pranga e një 32-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim.
Emiljano Ceci ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel