I shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 30-vjeoari në Durrës

7 months ago 6
Reklamë

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2” është arrestuar nga policia e Durrësit.

Në pranga ka rënë shtetasi Pegamer Bejtja.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ka shkuar në 51 numri i personave të arrestuar në qarkun e Durrësit në kuadër të këtij operacioni.

Read Entire Article