I vetëm në ishull, Valeri nuk ndal batutat: Më thoni o yll, o kafsha më e bukur në pyll

4 months ago 23
Reklamë

Valer Kolnikaj vijon të mbijetojë në ishull, deri në një vendim të publikut, për ta rikthyer atë në fermë apo për ta lënë në ishull.

Në lidhjen e parë live, moderatorja Fjoralba Ponari e ka komplimentuar për paraqitjen e tij, ndërsa përgjigjja e Valerit ishte plot me batuta.

Mund të më thuash o yll, o kafsha më e bukur në pyll. Jam yll se s’ka të tjerë këtu”, tha Valeri.

I pyetur nga opinionistja Sonila Meço nëse i mungojnë fermerët që i provokonte, ai tha:

Nuk e ndjej shumë mungesën, ata do e njejnë më shumë mungesën time. Unë secilin prej tyre i kam improvizuar në kukulla me mjetet që na ndodhen”./vizionplus.tv

Read Entire Article