I vodhi 17 000 euro vëllait dhe bleu makinë, elbasanlliu nuk e gëzon mjetin

8 months ago 30
Reklamë

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij dhe më pas bleu makinë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij është proceduar në gjendje të lirë, pasi bashkëpunoi në vjedhje. Policia sekuestroi  automjetin, të cilin 38-vjeçari dyshohet se e bleu me paratë e vjedhura.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësise ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.“, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article