I vodhi 290 mijë euro biznesmenit grek, ekstradohet nga Londra në Athinë shqiptari

9 months ago 47

Një shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

32-vjeçari dyshohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni dhe njeriu të njohur në televizionet greke, në Athinë gjatë muajit mars.

Pas vjedhjes, shqiptari dyshohet se u largua jashtë shtetit, për t’u arrestuar më pas në Londër. Vetë shqiptari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur.

Ai ka dalë para gjykatës pas ekstradimit dhe  është vendosur të lihet i lirë në masën “detyrim paraqitje”. /vizionplus.tv

Read Entire Article