ILD shpall thirrjen për 4 inspektorë jo magjistratë, kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët

5 months ago 22

ILD ka shpallur thirrjen për rekrutimin e 4 inspektorëve jo magjistratë.

Kushtet janë që kandidatët të jenë shtetas shqiptarë dhe të kenë një përvojë si jurist për të paktën për 15 vjet.

Gjithashtu ata duhet të mos kenë qenë të dënuar më parë me vendim të formës së prerë dhe të mos jenë anëtarë të ndonjë grupi interesi.

Kushtet për kandidatët:

  1. a) Të jenë shtetas shqiptarë me diplomë të nivelit të dytë në drejtësi dhe me rezultate të larta në studimet universitare;
  2. b) Të kenë integritet të lartë moral dhe përgatitje të lartë profesionale;
  3. c) Në kohën e kandidimit, të kenë përvojë pune si jurist, të paktën 15 vjet;
  4. d) Në kohën e kandidimit, të mos kenë ushtruar në mënyrë aktive profesionin e avokatit të paktën 2 vitet e fundit;
  5. e) Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  6. f) Të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;
  7. g) Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para 2 korrikut 1991;
  8. h) Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;
  9. i) Të mos jenë anëtarë të organeve drejtuese të ndonjë grupi interesi, të tilla si shoqata ose sindikata etj., në kohën e kandidimit. /vizionplus.tv
Read Entire Article