Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

8 months ago 25
Reklamë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK ditën e sotme që në orën 9 të mëngjesit. Ai është shoqëruar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj.

Nuk dihet nëse është paraqitur për masën detyrim paraqitje, apo për hetimet e SPAK mbi abuzimet e dyshuara në institucionin SASPAC që drejtohej nga Beqaj deri para pak kohësh.

Kujtojmë që gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje dhe atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e ndjekura me koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri do duhet të paraqitet çdo të premte para oficerit të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për skandalin e koncesionit të sterilizimit është arrestuar ish-zëvendësi i tij, Klodian Rrjepaj nën akuzë për shpërdorim detyre. /vizionplus.tv

Read Entire Article