Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën e saj gjatë inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Aho theksoi se Shqipëria ka qenë një anëtare e denjë e Aleancës, teksa theksoi se Parlamenti ka qenë ndër të parët në NATO, që ka ratifikuar anëtarësimin e vendeve të reja.
“Vështirë të gjendet një vend anëtar i Aleancës i cili vetëm pas një dekade e gjysmë të jetë bërë një partner i denjë për mbrojtjen dhe sigurinë e Aleancës. Një popull që e ka provuar mungesën e lirisë bën gjithçka për mbrojtjen e saj. Ne kemi të drejtë të krenohemi se SHBA sdhe partnerët e tjerë që nëse ka një vend anëtar që mbështet pa asnjë dilemë parimet e NATO-s, është Shqipëria.
Kuvendi ka qenë ndër të parët parlamente të aleancës që ka ratifikuar protokollet e anëtarësimit të aleatëve të tjerë”, tha Nikolla. /vizionplus.tv