Inovacioni në pajisjet e pastrimit, “Electromagic Pro” sjell fjalën e fundit të teknologjisë

7 months ago 16

Linja “Electromagic Pro”, sjell fjalën më të fundit të teknologjisë përmes inovacionit në fushën e pajisjeve të pastrimit. Prej më shumë se një dekade “Electromagic Pro” operon në Shqipëri duke ofruar tek klienti cilësinë më të lartë.

“Kompania “Electromagic Pro” me eksperiencën e saj prej më shumë se 10 vitesh tregun shqiptar, ofron zgjidhje profesionale nëpërmjet makinerive të pastrimit për industri të ndryshëm nga industria e lehtë te ajo e rëndë”, thotë Edlir Poda, drejtor i përgjithshëm i “Electromagic Pro”.

 Por sigurisht që “Electromagic Pro” ka afruar në tregun shqiptar markat më prestigjioze të pajisjeve lider të pastrimit, duke i sjellë bizneseve një performancë të lartë në sektore të ndryshëm të industrive si agrikulturë, hoteleri, lavanderi etj.

“Fokusi jonë kryesor është cilësia e për këtë na vijnë në ndihmë markat që ne përfaqësojmë, Miele Professional, Fagor dhe Nilfisk”, shprehet Poda.

Përmes  pajisjeve që sigurojnë rezultate befasuese brendet më të njohura në Europë ofrojnë pajisjet me teknologjinë më të lartë, që përmbushin pritshmëritë dhe rrisin nivelin e besueshmërisë së përdoruesve profesionistë.

“Shpesh na ndodh që kur shkojmë në një hotel gjëja e parë që shohim është pastërtia e çarçafëve dhe peshqirëve. me linjën profesionale të lavanderisë nga Miele deh Fagot kjo nuk do të jetë më shqetësim sepse performanca e larjes se këtyre markave i kalon të gjitha pritshmëritë. Me portofolin e produkteve që Nilfiks ofron, përmend këtu pajisjet profesionale për pastrimin e dyshemeve, pompat e lavazhit, fshesat e vakumit e shumë të tjera të cilat ju ftojmë t’i zbuloni këto tre ditë në panair, ose më tej në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë”,  thotë Poda.

Linja “Electromagic Pro” do të jetë edhe më pranë jush deri më datë 24 shkurt në panairin ndërkombëtar më të madh në Shqipëri në fushën e hotelerisë e më gjerë, në Pallatin e Kongreseve. /vizionplus.tv

Read Entire Article