Inter merr fitoren e parë, Parma leksion Milanit, kuqezinjtë munden në transfertë

3 weeks ago 41
Reklamë

Inter mori fitoren e parë sezonale në kampionatin italian. Zikaltrit mundën 2 me 0 në San Siro Leçen në javën e dytë të Serie A dhe u ngjitën në kuotën e 4 pikëve. Një ndeshje pa shumë histori pasi Inter dominoi nga fillimi në fund duke mos e vënë në diskutim suksesin.

Ylber Ramadani ishte i vetmi që luajti titullar ndër shqiptarët, ndërsa Kristjan Asllani tek Inter dhe Medon Berisha tek Leçe luajtën vetëm në fund. Sfida në Milano u zhbllokua që në minutën e pestë pas gjuajtjes me kokë të Mateo Darmian.

Më tej me gjithë përpjekjet Inter nuk shënoi më gjatë pjesës së parë. Në të dytën u desh një penallti e fituar nga Markus Turam dhe e kthyer ne gol nga Çalhanoglu që Inter të vendoste në kasafortë trepikëshin. Më herët kampionati italian e kishte nisur javën e dytë me një befasi të madhe. Parma mundi Milanin 2 me 1 në fushën e vet.

Denis Man që në fillim shënoi për vendasit duke kapur në befasi mbrojtjen kuqezi dhe portierin Menjon. Ndeshje me shume raste në Tardini, në të dyja portat, por goli i radhës do të vinte vetëm në minutën e 66 me Pulisiç pas një aksioni të Leaos.

E megjithatë Parma nuk u tërhoq por shënoi golin e suksesit të madh me anë të Kançelierit. Kuqezinjtë kishin 13 vite që nuk e nisnin kaq keq kampionatin, me një pikë në dy ndeshjet e para. Në dy sfidat e tjera të javës së dytë Udinese mundi Lacion 2 me 1 ndërsa Xhenova fitoi ndaj Monxes 1 me 0./vizionplus.tv

Read Entire Article