Në universitetin e Sporteve të Tiranës u zhvillua konkursi i pranimit për rreth 400 studentë të fakulteteve të Shkencave të Lëvizjes dhe Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit.
Rektori i universitetit, Prof. Dr. Agron Kasa shprehet se numri i aplikantëve vazhdon të jetë i pandryshuar dhe interesimi për këtë fakultete është i lartë.
“Universiteti i Sportit vazhdon të ruajë profil të lartë të kuotave rreth 200 kuota për secilin fakultet dhe kërkesat vazhdojnë të jenë të larta. Në një fakultet kemi plotësuar të gjitha kuotat ndërsa sot po bëhen testime të një fakulteti tjetër. Në raundin e dyte ishin rreth 60 vende bosh te paplotësuar ne raundin e parë dhe janë regjistruar mbi 70 studente dhe po regjistrohen akoma sepse kanë ende mundësi”, tha Prof. Dr. Agron Kasa.
Dekani u ndal te fakulteti i ri, ai i rehabilitimit, ku u shpreh se pavarësisht vështirësisë së krijimit të besimit dhe njohjes në këtë degë, aplikimet kanë qenë të mjaftueshme dhe kuotat janë rritur me 120 studentë.
“Fakulteti i Rehabilitimit është një fakulteti i ri, janë disa problematika të urdhrit të mjekut, ka nevojë për kohën e vet te njohjes, vizibilitetit të krijimit të besimit. Përpiqemi ti afrohemi 50 për qind të kuotave. Kemi akoma disa faza të regjistrimit. Edhe atje e kemi rritur faktikisht kemi kërkuar rreth 120 kuota”, shtoi ai.
Sipas Dekanit kuotat janë të strukturuara në bazë të kapaciteteve të mundshme dhe numri prej 500 studentë në vit është një cikël i vazhdueshëm. Objektivi në vazhdim pritet të jetë i pandryshuar për shkak të kërkesave të larta të studentëve. /vizionplus.tv