Interes për zonën e lirë ekonomike, Veliaj: Kemi ftuar kompanitë gjermane

4 months ago 23
Reklamë

Zona e Lirë Ekonomike në Tiranë që ka nisur të ndërtohet ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panairin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se do të synohen bashkëpunime me kompanitë gjermane, që ofrojnë punë të mirëpaguara në fushën e kodimit.

“Mezi presim që 5-7 mijë vende të reja pune, që do të hapen, të jenë të lidhura edhe me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane. Kemi filluar një fushatë agresive marketingu në të gjitha panairet e mundshme, për të thënë që në Tiranë ka diell, ka dëshirë për punë dhe hapësira e lehtësira të nevojshme nga qeveria dhe nga bashkia, si për taksa, si edhe për të bërë biznes. Mezi presim që të vazhdojmë punën e mirë të nisur me Lufthansa Industry Solutions dhe me disa kompani të tjera, që e kanë kthyer Tiranën në epiqendrën e kodimit, të punëve të mirëpaguara dhe të punëve që janë e ardhmja e punësimit”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se pas panairit të Teknologjisë do të synohet ai i Turizmit, që do të mbahet në Berlin, me qëllimin për të vijuar forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Mezi pres që në këto 3 ditë që do të jemi në panair, të vazhdojmë bashkëpunimin me panairin e Berlinit për turizmin, duke qenë se Tirana, përveç bregdetit, është kthyer gjithashtu në një destinacion për turizmin. Ta kthejmë këtë raport special të Shqipërisë me Gjermaninë, nga një raport inferior, ku kryesisht në vitet ’90-të kemi qenë duke kërkuar ndihma dhe asistencë për mbijetesë, sot kemi një partneritet ku punojmë, shkëmbejmë dhe ku sigurisht, fitojnë të dyja palët, edhe pala gjermane, edhe stafi ynë super i kualifikuar, që sot ka rroga shumë më të mira”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kompanitë gjermane do të njihen me hapësirat që ofron shteti shqiptar, si për taksat ashtu edhe për lehtësirat e të bërit biznes./vizionplus.tv/

Read Entire Article