Interneti satelitor edhe në Shqipëri, Elon Musk: “Starlink” është funksional në të gjithë territorin

6 months ago 21

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Lajmi u bë publik në rrjetin social “X” nga vetë Elon Musk.

Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe vendi ynë, si zonë aktive me këtë internet.

Starlink now available in Albania! https://t.co/FD0PWaAYED

— Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2024

Starlinku është kompani, e cila drejtohet nga Elon Musk.

Sipas SpaceX, shërbimi “Starlink”  është i aksesueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende të tjera.  Kompania vitin e shkuar njoftoi se kishte mbi 1.5 milionë abonentë./vizionplus.tv

Read Entire Article