Investimi amerikan në Sazan, jehonë në Francë! Projekti i dhëndrit të Trump në Shqipëri merr vëmendjen e mediave të huaja

6 months ago 6
Reklamë

Investimeve të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Shqipëri i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat franceze, që i kanë bërë jehonë këtij projekti. 

Bfm tv shkruan se njëri prej projekteve, ai që do të zbatohet në ishullin e Sazanit, synon që ta kthejë këtë zonë në një destinacion turistik luksoz. Ndërsa shpalos dhe fotot e publikuara në platformën X nga dhëndri i Trump, i cili shprehet i lumtur për këto projekte që pritet të zbatohen.

Qëllimi i kompanisë së investimeve të dhëndrit të ish presidentit amerikan është ta transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më tani vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Vetë sipërmarrësi amerikan pohoi për se “Sazani është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Interesi i Affinity është shtrirë gjithashtu deri në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Investimi i cili pritet të kalojë vlerën e 1 miliard dollarëve.

Top Channel

Read Entire Article