Shtetet e Bashkuara nisen hakmarrjen për vrasjen katër ushtarëve amerikanë në Jordani duke goditur Sirinë dhe Irakun. Gjithçka ndodhi në 30 minuta ku forcat amerikane shënjestruan bazat e milicive të lidhura me Iranin.
Por këto sulme janë dënuar ashpër nga Irani, teksa u paralajmërua edhe për një rrezik të mundshëm të përhapjes së luftës.
Lexo edhe :
Related Posts
Zv.ministri i Jashtëm Nasser Kanaani u shpreh se SHBA po shkel ligjin ndërkombëtar të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Irakur dhe Sirisë.
“Republika Islamike e Iranit thekson edhe një herë përgjegjësinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të parandaluar sulmet e paligjshme dhe të njëanshme të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe për të kufizuar përhapjen e krizës”, thekson ai.
Sulmet erdhën vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Delauer./vizionplus.tv