Një foshnjë 6 javëshe ka hubur jetën në mënyrën më tragjike të mundshme si pasojë e sulmit nga qeni i shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tenesi të SHBA-ve.
Mediat bëjnë me dije se foshnja ishte duke fjetur në shtratin e tij, kur qeni iu afrua dhe e sulmoi për vdekje. Vogëlushi Ezra Mansor ndërroi jetë në spital, pas gjashtë ditë beteje me vdekjen.
“Të siha nëna e tij ishte nderi më i madh dhe gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha nëna e foshnjës.
Ezra ishte në spital në gjendje kritike për gati një javë. Foshnja kishte hemorragji cerebrale dhe ënjtje në tru.
Qeni, të cilin çifti e kishte në pronësi për tetë vjet nuk kishte paraqitur asnjë historik me sjellje të dhunshme dhe agresive.
Pas tragjedisë, prindërit e Ezrsëvendosën të ndihmojnë foshnjat e tjera në nevojë duke dhuruar organet e fëmijës së tyre.