Xhesian Abedin është arrestuar pas finalizimit të operacionit “Milano” nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin.
26-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Rexhep Pinari” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Xhesian Abedin, 26 vjeç”, thuhet në njoftim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv