“Itinerari” i emigrantëve, VOA: Në Shëngjin e Gjadër, personel italian

7 months ago 8
Reklamë

Me marrëveshjen e vulosur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni, emigrantët që do të shpëtohen pranë vendit fqinj do të mund të presin në Shëngjin shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil, e më pas, do të dërgohen në Gjadër, ku do të akomodohen dhe do të mbështeten nga një staf italian, duke siguruar që Italia të mbajë përgjegjësi ligjore për mirëqenien e tyre.

Kjo është e para marrëveshje e një vendi jo anëtar të BE-së i cili pranon emigrantë për një vend të bllokut, ndërsa Komisioni Europian në Bruksel, kujton VOA, e pohoi se programi italo-shqiptar është në përputhje me ligjet e unionit. Marrëveshja është llogaritur të zgjasë pesë vjet, kohë gjatë së cilës, Shqipëria pritet të strehojë deri në 3000 emigrantë, vazhdon shkrimi që i bën jehonë artikullit të Reutersit, i cili e përshkronte ujdinë si shembullin e parë në Europë.

Agjencia e njohur e lajmeve citon Mhill Markun, ish-oficer shqiptar nga Shëngjini, katër fëmijët e të cilit jetojnë në Itali, të pohojë se “e mirëpret këtë marrëveshje pasi e ndjej një detyrim shpirtëror sepse fëmijët e mi janë rritur në vendin fqinj. Italia ishte aty për ne në ditët më të vështira të historisë sonë në vitet ’90, u bë porta e Shqipërisë”, shton ai.

Reuters citon megjithatë ekspertët të të drejtave të njeriut të paralajmërojnë se mund të jetë e vështirë për gjykatat italiane që të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil ose apelimet kundër urdhrave të ndalimit nga njerëzit e pritur në një vend tjetër dhe se procedurat e gjata mund të vënë një barrë të pajustifikuar mbi emigrantët.

Top Channel

Read Entire Article