Izraeli: Mbi 700 raketahedhës të Hamasit janë shkatërruar që nga 7 tetori

8 months ago 26
Reklamë

Forcat ajrore izraelite dhe trupat që operojnë në Rripin e Gazës kanë shkatërruar më shumë se 700 raketahedhës të Hamasit që nga fillimi i ofensivës tokësore. Shifrat bëhen të ditura nga forcat ushtarake izraelite.
Sipas IDF, trupat tokësore kanë kapur qindra raketa, duke përfshirë ato me rreze të gjatë, dhe kanë identifikuar disa lëshues, ndërsa ushtria shton se po punon për të shkatërruar ‘resurset’ e Hamasit për lëshimin e raketave.

Javët e fundit raportohet për një ulje të ndjeshme të shkallës së lëshimit të raketave nga Gaza. Sipas zyrtarëve ushtarakë kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit të territorit nga Izraeli, kjo pasi trupat izraelite goditën depozitat dhe vendet e lëshimit të raketave të Hamasit.

Kohët e fundit, forcat izraelite njoftuan se trupat e Brigadës Golani gjetën raketahedhës me raketa në gatishmëri në një varrezë në Gaza. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit shtuan se raketat u shkatërruan pa shkaktuar dëme në varreza./vizionplus.tv/

Read Entire Article