“Jam i zhgënjyer që Mali i Zi nuk na priti me diell”, Rama batuta para nisjes së Samitit në Kotor

4 months ago 17
Reklamë

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.

Nuk munguan as batutat nga kreu i qeverisë, i cili tha se është i zhgënjyer që Mali i Zi nuk i priti me diell, por me shi.

Edi Rama: Jam mjaft i zhgënjyer që Mali i Zi nuk ia doli të na priste me diell, por na mirëpriti me shiun gjerman. Megjithatë për pjesën tjetër çdo gjë është në rregull dhe ne do të zhvillojmë një seancë tjetër të këtij procesi mjaft frymëzues dhe inkurajues që do të çelë shtigje të reja për të gjitha vendet e Ballkanit, për të bërë të mundur integrimin në tregun e përbashkët të BE dhe për të nxitur tregtinë ndërkohë që krijon mundësi të reja për qytetarët tanë. Shpresojmë që brenda këtij viti të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE-ja në vendet tona do të jeën shumë më të lira, sespe nuk do të kemi barrën e shpenzime që kanë. Ënse do të bëeht  do të jetë një gjë shumë e mirë. Për pjesën tjetër do të duhet të punojmë./vizionplus.tv

Read Entire Article