Një hyrje të re do të ketë sot në “Ferma VIP”.
Këtë gjë e ka konfirmuar opinionisti Kel Demi, por deri më tani nuk dihet nëse do të jetë një vajzë apo një djalë.
Sipas tij, në këtë pikë të lojës, hyrja e re do trazojë ujrat, teksa shtoi se do jetë tronditëse.
“Në këtë pikë të lojës bëjnë diferencë çdo hyrje e re. Më kanë thënë që është tronditëse”, tha Keli.
Më tej, mes batutave, teksa komplimentoi moderatoren Fjoralba Ponari dhe dy opinionistet Armina Mevlani dhe Sonila Meço, Keli tha se ai është në rolin e hudhrës me tre vajzave simpatike.
“Jam në rolin e hudhrës, që të mos u marr më sysh. Unë edhe mund të largohem”, tha Keli./vizionplus.tv