“Jam shumë kritik me veten”, Altin Dumani shpreh pakënaqësi për performancën e prokurorëve

3 months ago 19
Reklamë

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e punës në SPAK, teksa prezantoi raportin vjetor të SPAK gjatë vitit 2024.

I pyetur nëse ka pakënaqësi nga performance e prokurorëve, hetuesve dhe stafit të institucionuit, Dumani tha senë përgjithësi i vlerëson ata pozitivisht.

Sakaq ai shprehu kritika, duke filluar nga vetja dhe më pas për kolegët e tij prokurorë.

“Por unë jam shumë kritik me veten time në radhë të parë dhe shumë i pakënaqur nga vetja ime dhe patjetër vazhdoj dhe unë ka pakënaqësitë e mia edhe për kolegët prokurirë edhe për hetuesit”, tha Dumani.

Pjesë nga fjala e Altin Dumanit: Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e SPAK. Ne duhet të bashkëpunojmë. Unë mendoj që ka vend për përmirësim dhe thellim të bashkëpunimit me institucionet e tjera, me qëllim luftën kundër korrupsionit. Dhe pyetjes a je i kënaqur nga performance prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve

Patjetër që unë jam i kënaqur nga paraqitja e tyre dhe angazhimi, por unë jam shumë kritik me veten time në radhë të parë dhe shumë i pakënaqur nga vetja ime dhe patjetër vazhdoj dhe unë ka pakënaqësitë e mia edhe për kolegët prokurirë edhe për hetuesit, por në përgjithësi unë i vlerësoj pozitivisht dhe mendoj se si strukturë jemi duke ecur drejt asaj për të ndjekur ndjekejn penale ndaj cdo funkionari të lartë publik./vizionplus.tv. 

Read Entire Article