Java Kulturore e Francës, shfaqja ujore “Fous de Bassin” vjen më 15 dhe 16 Maj tek Liqeni

5 months ago 21

Java Kulturore e Francës në vendin tonë do të jetë nga data 13 deri më 19 maj, me një larmishmëri aktivitetesh ku përfshihen koncerte, ekspozita, shfaqje, kulinari, lojëra dhe shfaqje cirku. Por e veçanta e Javës Kulturore të Francës është patjetër edhe shfaqja ujore dhe piroteknike “Fous de Bassin” e cila vjen në datat 15 dhe 16 maj nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj shfaqje magjike. “Vjen për herë të parë në Tiranën tonë një shfaqje mahnitëse, ndryshe nga të tjerat, në Javën Kulturore Franceze! Me datat 15 dhe 16 Maj, në orën 20:00, mblidhemi të gjithë te Liqeni Artificial i Tiranës për të parë spektakël mbi ujë dhe lojëra surreale nga trupa e artistëve vizionarë francezë Fous de Bassin dhe Ilotopie”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

15 artistë do të performojnë në ujë, në Liqenin Artificial të Tiranës dhe gjithçka do të jetë falas për publikun.

Shfaqja fillon në orën 20:00 dhe për 50 minuta, qytetarët do të ketë mundësinë të shijojnë muzikë origjinale, kostume dhe dekorime mbresëlënëse, të pa realizuar ndonjëherë në vendin tonë.

“Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma.

Read Entire Article