JD Vance u zgjodh nga Trump si kandidat për zv.President, ky është emri i koduar që përdor shërbimi sekret

1 month ago 23
Reklamë

Senatori JD Vance u zgjodh nga Donald Trump për të qenë kandidat për zv.President në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

Siç edhe dihet në SHAB kandidatët për President dhe zv.President merren në mbrojtje nga shërbimet sekrete përgajtë fushatës zgjedhore, dhe shpesh vendosi emra të koduar për të mbrojturin e tyre.

Britanikja Daily Mail shkruan se emri i koduar i JD Vance është  “Bobcat”.

Emrat e koduar të Shërbimit Sekret u jepen presidentëve, zv.Presidentëve, zonjave të para dhe personave të tjerë të profilit të lartë nën mbrojtjen e agjencisë.

Në epokën e teknologjisë së koduar, emrat janë kryesisht ceremonialë dhe përdoren për lehtësinë e komunikimit në situata të shpejta dhe me presion të lartë.

Emrat e koduar duket se kanë njëfarë lidhje me historinë ose trashëgiminë personale të individit. Dhe vini re alterimin e emrave të koduar brenda familjeve, që thuhet se është traditë.

Read Entire Article