Jep dorëheqjen kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Kështu bëjnë me dije burimet për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Ditën e sotme, në mbledhjen e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha pritet që të zyrtarizohet dorëheqja e Rrumbullakut.
Muhamet Rrumbullaku u emërua si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas vendimit të qeverisë më 7 shtator 2022. Ky emërim i Rrumbullakut erdhi pas shkarkimit të ish-drejtorit Gledis Nano. Ai u hoq me argumentin se nuk i realizoi objektivat.
Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit. Po ashtu, ai ka punuar edhe në sektorin privat.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nesër në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, si edhe drejtorët e departamenteve.
Pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, ku kryesisht do të diskutohet në procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë së shtetit, drejtorëve vendorë dhe shefave të komisariateve. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision. /vizionplus.tv