Jetonin në shpellë për të qenë më pranë Zotit, dyshime për incest në familjen e krishterëve të hershëm grekë

8 months ago 10

Rasti i familjes së të krishterëve të hershëm në Korint, e cila jetonte e sgkëputur nga pjesa tjetër e botës, për të qenë më pranë Zotit, ka marrë përmasa thriller. Autoritetet greke dyshojnë se brenda familjes mund të jetë kryer incest.

Indiciet mbi këtë element të rëndë vijnë nga shtatëzania e një prej vajzave të familjes. Ajo ka refuzuar të tregojë kush është baba i fëmijës që mban në bark, por vetë implementimi i jetës që familja kishte, ngrejnë dyshime se bëhet fjalë për incest.

Lexo edhe :

Related Posts

“Policia do të kërkojë testin e ADN-së. Nuk e dimë nëse ka incest, duhet hetuar”, shprehen autoritetet.

Babai 46-vjeçar i familjes së hershme të krishterë në Korinth, u arrestua të dielën për mosbindje ndaj ligjit dhe mosrespektim të detyrimit të tre fëmijëve të tij të mitur për të ndjekur shkollën.

Pas arrestimit të të atit, një ndër fëmijët e familjes, 15-vjeçari u dërgua në spitalin “Fëmijët”.

Hetimet e autoriteteve vijojnë për gjetjen e fëmijëve të mbetur të familjes, të cilët dyshohet se janë larguar pasi janë kthyer në shpellën ku jetonin. Kërkimi për fëmijët është shtrirë përtej Korinthit dhe është fokusuar në Arta dhe Lamia.

Policia po heton edhe rrethanat e lindjes së fëmijëve.

Çifti, pas zhvillimeve dhe urdhrit të prokurorit për të kontrolluar kushtet e jetesës në komunitet, ishin përgatitur për mundësinë e një kontrolli dhe ishin kujdesur që fëmijët e mitur së bashku me nënën, që është njëkohësisht edhe gjyshja e njërit prej tyre, të mund të largoheshin.

Në këtë kuadër dhe për arsye të paqarta ende, vetëm 15-vjeçari ka mbetur në shpellë me të atin.

Familja ka gjithsej katër fëmijë të vegjël. Më në detaje, çifti, i cili u bë i njohur edhe nga deklaratat e tyre për mediat greke, 45-vjeçari dhe 38-vjeçarja kanë një vajzë 22-vjeçare, dy djem 13 dhe 15 vjeç (që kanë qëndruar me babain) si dhe një vajzë të vogël 6-vjeçare. Një tjetër fëmijë pritet t’i shtohet kësaj familjeje, për shkak të shtatëzanisë së 22-vjeçares./vizionplus.tv/

Read Entire Article