Josif Gorre: Vallja dyshe dhe takia myzeqare të bëhen pjesë e Trashëgimisë Kulturore

8 months ago 15
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Divjakë, ku u njoh me projektin për transformimin e Lagunës së Karavastasë.

Gjatë prezantimit të projekteve, kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që takia (qeleshja) dhe vallja dyshe myzeqare të futen si pjesë e Trashëgimisë Kulturore shqiptare.

Lexo edhe :

Related Posts

Vallja dyshe myzeqare dhe kjo takia që kam në kokë, e dini që është një nga gjërat më të vështira për tu prodhuar, ëhstë veçse një grua që i prodhon, një myzeqare që jeton në Berat. Ne duam që vallja dyshe bashkë me takien të hyjë në trashëgiminë kulturore shqiptare”, deklaroi Gorrea.

Më tej ai shtoi se Lugina e Karavastasë me disa ndryshime rrënjësore mund të kthehet në një atraksion të madh turistik, që do të sillte më shumë vizitorë përgjatë gjithë vitit.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article