Juve-Roma “betejë” në Torino, bardhezinjtë duan t’i afrohen Interit, Mourinho do pikë

8 months ago 17
Reklamë

Pikët e lëna nga Inter në Marasi përballë Xhenoves janë një shtyë më shumnë për Juventusin për ta luajtur sfidën e rëndësishme sonte në mbrëmje kundër Romes me më shumë intensitet dhe dëshirë për të marrë maksimumin.

Bardhezinjtë kanë shansin ta mbyllin 2023 duke qënë vetëm 2 pikë larg rivalit kryesor për titull mirëpo për ta bërë këtë duhet të kalojnë murin Murinjo, një armik i madh sportiv i zonjës së vjetër vite më parë kur ai drejtonte Interin.

Përrballë Juventusit nuk do të jetë vetëm Murinjo, por edhe dyshja Dybala-Lukaku kërcënimi kryesor për të zotët e shtëpisë. I pari, një ish i madh i ndeshjes, dikur Beniamin i tifozërisë së Juventusit, ndërsa i dyti, sulmuesi belg një dëshirë e merkatos së Alegrit e parealizuar.

Dy trajnerët kanë ngjashmëri në stilet e tyre të lojës, por me objektiva të ndryshëm në kampionat. Juventus synon  titullin përballë një Interi që realisht gabon shumë pak, ndërsa Roma luan për një vend në Champions. Torinezët në rast se arrijnë të fitojnë sonte do të mbajnë të hapur edhe çështjen e kampionit të dimrit, në teori pasi në fillim të janarit luhet edhe ndeshja e fundit e fazës së parë.

Tek miqtë Murinjo ka një mal me probleme në repartin e mbrojtje ndërsa tek Juventusi nuk janë të gatshëm Kean, De Sciglio dhe Alex Sandro, por dyshja e sulmit duhet të jetë Vlahovic dhe Kieza. Kjo supersfide do të tranmetohet në Tring./vizionplus.tv

Read Entire Article