Juventus nënshtron edhe Veronën, bardhezinjtë fitojnë dhe dëfrehen, të vetëm në krye të kampionatit

3 weeks ago 28
Reklamë

Juventusi i ri i Tiago Motës fiton dhe dëfrehet. Përtej skepticizmit të fillim sezonit dhe merkatos që ende nuk është mbyllur.

Bardhezinjtë po tregojnë  cilësi në loje dhe efikasitet, pasi ashtu sikurse në javën e paerë kundër Comos, edhe ndaj Veronës fituan me të njëjtin rezultat 3 me 0. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së dytë të serie A, luajtur në Bentegodi, e cila u transmetua në Tring, Bardhezinjtë vuajtën agresivitetin e minutave të para të vendasve, për t’i krijuar më pas vetë rastet e para për shënim. Në minutën e  18 ishte Lokateli që vuri në vështirësi Montipo.

Portieri i Veronës iu desh të dorëzohej 10 minuta më vonë kur shërbimi i Kenan Illdiz u shfrytëzua më së miri nga Dushan Vlahoviç që zhbllokoi shifrat. Aftësia e skuadrës së Tiago Motës për t’iu afruar portës vendase përmes vertikalizimeve doli në pah në minutën e 39…goli i dytë në fakt është aromë talentesh. Top i bukur i Kambiazos në thellësi, krosimi i Mbangula është perfekt, dhe talenti Savona në paraqitjen e parë si titullar shënon golin e parë me Juventusin.

Që në fillim të pjesës së dytë skuadra mike vulosi suksesin  pastër. Kenan Illdiz fitoi një penallti  cila u kthye në gol nga serbi Vlahovic, goli i dytë personal për sulmuesin e Juventusit.

Në pritje të merkatos që mund të entuziazmojmë edhe më shumë tifozët pasi pritet të mbërrijë Kompmeiners dhe ndoshta edhe Sancho, Zonja e Vjetër mund t’i kënaqet startit fantastik të sezonit pasi është e para në kampionat me 6 pikë, e vetme, me 6 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar./vizionplus.tv

Read Entire Article