“Ka ardhur Allegri në Parlament”, Braçe ironizon Bardhin, komenton videon ku demokrati fluturon pallton në sallë

7 months ago 18
Reklamë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duke publikuar një video nga tensioni në seancën plenare të një dite më parë, ironizon deputetët e opozitës dhe veçanërisht Gazment Bardhin.

Socialisti ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku duket Bardhi, që hyn në sallë, hedh pallton me furi dhe i drejtohet mazhorancës qeverisëse.

Skenën, Braçe e krahason me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, që bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij.

“Ka ardh Allegri në Parlament. Është masku Kaz Bardhi! E hedh pallton po njësoj, klith ndaj lojtarëve po njësoj; I vetmi ndryshim është që Kazi e do Salihun me shumë se sa Allegri donte Agnellin”, shkruan deputeti socialist.

Top Channel

Read Entire Article